Ambasada e Francës në Kosovë e ka mirëpritur paralajmërimin se një sasi tjetër e vaksinave anti-COVID-19 do të arrijë në Kosovë, duke theksuar se kjo do të jetë e mundur edhe falë mbështetjes së Francës.
Ambasada përmes një pulbikimi në Facebook ka deklaruar se situata me COVID-19 do të përmirësohet gradualisht.
“Ardhja e dozave të para të vaksinave nga COVAX, me mbështetjen e Francës dhe Team Europe, si dhe paralajmërimi i kontigjenteve të reja që do të vijnë është një lajm i shkëlqyeshëm për Kosovën. Situata do të përmirësohet gradualisht, por nuk është ende koha të jemi të shkujdesur: ne ende duhet t’i respektojmë masat parandaluese dhe masat tjera kundër Covid-19. Të vazhdojmë kështu së bashku edhe pak kohë në mënyrë që të gjitha përpjekjet tona të shpaguhen”, thuhet në publikimin e ambasadës në Facebook.
Kosova do të sigurojë mbi 100,000 vaksina kundër koronavirusit Pfizer/BioNTech deri në fund të qershorit.
Kosova, në fund të muajit të kaluar, ka marrë 24,000 doza të vaksinës AstraZeneca, përmes COVAX-it.