Hoxhë Shefqet Krasniqi ka thënë se presidentja Vjosa Osmani është dashur të betohet në librin e shenjt myslimanë Kuranin.
Ai ka thënë se Kushtetuta është vetëm një letër dhe se nëse presidenti i përket besimit mysliman do të duhej të betohej në Kuran.
“Hala Bideni pa ardhë në shtëpinë e Bardhë flitet për fenë e tij. A është marre te ta? A është marre te ta betimin me ba në Katedrale. Pse nuk betohen te na me Kuran. Kushtetuta është letër bre.
Unë këtë e kam thënë presidenti i Kosovës duhet të betohet në Kuran nëse është mysliman, e në është katolik në Bibël, se ai nuk është betim përndryshe”, tha Krasniqi.