Opinionistja Kimete Berisha përmes një shkrimi në llogarinë e saj ka reaguar ndaj deklaratës së hoxhës Shefqet Krasniqi.
Berisha ka shkruar në profilin e saj në Facebook, se nuk preket aspak nga deklarata e Shefqet Krasniqit.
Ja shkrimi i saj:
Platoni e ka falenderuar Zotin: 'Faleminderit Zot që jam mashkull e jo femër';
(dhe Platonin e mësojmë në shkollë)
Çdo ditë në Lutjen e përditshme burri hebre
i falenderohet Zotit:
'Faleminderit Zot që s'jam grua'!
Shopenhauer, Aristoteli, Fridrih Niçe e shumë të tjerë (gati krejt filozofët), kanë qenë shovinistë dhe e kanë parë gruan si qenie inferiore.
S'di pse!
A është gruaja inferiore, apo burrit i duket e tillë!
Pse i dukesh dikujt inferiore pa qenë ti inferiore!
A jetojmë në dy realitete kontradiktore apo u dukemi 'atyre' inferiore shkaku se ata na duken neve 'superiorë'!
Se këtu një 'problem' është!
Se, superioritetin ndaj grave burrat e kanë të sinqert!
Nuk ta bën për inat, por thjesht të sheh të tillë, më të brishtë dhe më të dobët'!
Gruaja nuk është e lirë.
Më lehtë është të çlirosh një komb nga armiku, sesa ta çlirosh gruan nga pushteti i një burri.
Prandaj, nuk prekem aspak nga hoxha Shefqet Krasniqi, bile jam e sigurt se me duart e veta ma kish qitë një kafe, pa asnjë kompleks.
P.S. Qe sa herë po u them se Dashuria duhet të rishkruhet, por s'di pse s'po më merrni seriozisht!