Ish deputetja Donika Kadaj-Bujupi, ka thënë se ora policore duhet të hiqet deri në përfundim të muajit të Ramazanit, përcjell Bota sot.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se ajo më shumë se domosdoshmëri për shëndetin publik na paraqitet si masë për rikuperimin e mëkateve të fushatës.
Kadja-Bujupi ka shtuar se agjëruesit e kanë të domosdoshme lëvizjen e lirë pas orës 22:00 në mënyrë që t'i kryejnë ritualet e veta gjatë këtij muaji, për këtë arsye dhe jo vetëm, kjo kërkesë dhe realizimi i saj, më së paku do të ishte njerëzore!
Postimi i saj i plotë:
Ora policore sot, më shumë se domosdoshmëri për shëndetin publik na paraqitet si masë për rikuperimin e mëkateve të fushatës.
Duke qenë kështu, kjo masë aspak e bazuar në ndonjë hulumtim shkencor, e siç po shihet pa ndonjë rezultat konkret, duhet të pezullohet të paktën deri në përfundimin e muajit të Ramazanit.
Agjëruesit e kanë të domosdoshme lëvizjen e lirë pas orës 22:00 në mënyrë që t'i kryejnë ritualet e veta gjatë këtij muaji, për këtë arsye dhe jo vetëm, kjo kërkesë dhe realizimi i saj, më së paku do të ishte njerëzore!