Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke kërkuar që dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë të vazhdojë pa vonesa. Këtë e kanë thënë zyrtarë nga Brukseli dhe e ka përsëritur edhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, në letrën që i ka dërguar kreut të Qeverisë së Kosovës, Albin Kurtit.
E pas këtyre thirrjeve për vazhdim të negociatave në mes të Kosovës dhe Serbisë, sot janë takuar Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajcak, dhe Ushtruesi i detyrës së ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë,, Philip Reeker, me të cilin kanë biseduar për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor.
Lajçak ka thënë se në këtë takim janë koordinuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për veprimet që do t’i ndërmarrin në të ardhmen.
“Këtë mëngjes pata një takim shumë të vlefshëm me Philip Reeker, Ushtruesi i detyrës së ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë. Është gjithmonë mirë që të krahasojmë mendime, të koordinohemi dhe të pajtohemi për bashkëpunimin tonë BE – ShBA për aktivitetet e ardhshme në Ballkanin Perëndimor. ”, ka shkruar Lajçak.
Had a very useful meeting with Phil Reeker, Acting Assistant Secretary of State for European and Eurasian Affairs, this morning. Always good to compare notes, coordinate and agree on our ???? cooperation and future activities in the Western Balkans. pic.twitter.com/8YtyzwBGau
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) April 14, 2021