Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deputeti Pal Lekaj dhe ish-deputetet Donika Kadaj-Bujupi dhe Besa Baftiu, kanë dal sot para Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Para Gjykatës të njëjtit janë deklaruar të pafajshëm.
Ata janë duke u gjykuar për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në hapësirat e Kuvendit të Kosovës në vitin 2016.
E, lidhur me këtë, një koment të shkurtër e ka bërë edhe zyrtari i lartë i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Bajram Gecaj.
Gecaj përmes një shkrimi në Facbook gjithë këtë e ka quajtur si të tmerrshme.
Ai thotë për ministren Albulena Haxhiu se po gjykohet për sulm ndaj mu atyre institucioneve të cilat sot i përfaqëson.
Ja shkrimi i tij:
E tmerrshme ... gjykohet për sulm ndaj mu atyre institucioneve të cilat sot i përfaqëson!