Analisti Imer Mushkolaj në rrjetin e tij social Facebok ka reaguar për deklaratën e hoxhë Shefqet Krasniqit.
Shefqet Krasniqi tha që gratë e kanë vendin në kuzhinë dhe kjo nxiti debate të shumta duke mos u pajtuar me këtë deklaratë.
Mushkolaj u shpreh se vendin e grave në shoqëri nuk e cakton hoxha, përcjell “Bota sot”.
Sipas analistit ato vetë me angazhimin dhe vlerat e tyre e caktojnë vendin që ju përket.
Postimi i plotë:
Vendin e grave në shoqëri nuk e cakton hoxha, por vetë ato me angazhimin dhe vlerat e tyre.