Kryetari i Llidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka pritur në takim sot ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.
Në këtë takim është theksuar nevoja për themelimin e bashkëpunimit të ndërsjellët ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.
Madje në këtë takim Abdixhiku falënderoi Minxhozin për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës në të gjitha proceset shtet-ndërtuese dhe zhvillimore.
“Sot kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka mirëpritur në takim kortezie Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Shkëlqesinë e Tij, Qemal Minxhozi. Kryetari Abdixhiku e falënderoi Shqipërinë për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës në të gjitha proceset shtet-ndërtuese dhe zhvillimore. Ndërsa, Ambasadori Minxhozi e uroi kryetarin Abdixhiku për pozitën e tij dhe e falënderoi për konstruktivitetin në formimin e institucioneve. Në këtë takim u theksua nevoja për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë ndërmjet dy vendeve tona”, thuhet në komunikatën për media nga LDK.