Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur të mërkurën në takim koordinues për çështje të mbrojtjes Ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, dhe Komandantin e Forcave të Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama.
Ministri i Mbrojtjes dhe Komandanti i FSK-së njoftuan Presidenten Osmani lidhur me zbatimin e programeve ekzistuese të ngritjes së kapaciteteve të FSK-së dhe mbështetjes së ofruar nga shtetet mike.
Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e realizimit të planit të tranzicionit sipas standardeve të NATO-s.
Ajo theksoi edhe rëndësinë e realizimit tësynimit strategjik të Kosovës që të bëhet anëtare e kësaj aleance.