Driton Tali, ish-këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, ka folur për deklaratën e ministres së Punëve të Jashtme Donika Gërvallës, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Tali ka thënë se fjalia e kryediplomates për krimin dhe korrupsionin, i ka “djegur” më së shumti “regjimit të vjetër”, përcjell Bota sot.
Ai ka përmendur se Kosova në secilin raport e studim për krim e korrupsion ka dal e para.
Reagimi i Talit në Facebook:
Fjalia e znj. Donika Gërvalla, që më së shumti ju ka djegë "ancien régime'it" është ajo, që edhe znj. Vjosa Osmani e tha (në një formë ndryshe) në intervistën e saj në CNN:
"Për herë të parë në cilindo vend të Ballkanit, shumica e votuesve kanë votuar të çlirohen nga korrupsioni dhe krimi".
Hahahaha, pse bre ashtu znj. ministre?!!!
A e din ti që Kosova në secilin raport e studim për krim e korrupsion ka dal e para - si vend pa krim e korrupsion?
Pastaj, pas Kosovës vijnë Danimarka, Finlanda, Zelanda e Re, Suedia, Singapori e kështu me radhë.