Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar edhe një zv. minsitër.
Bardhyl Dobrën, u emrua zëvendësministër të Punëve të Brendshme.
“Bardhyl Dobra është në përfundim të doktoraturës, pranë Universitetit Gent në Belgjikë me temë “Administrata publike në shtete post-konflikt: rasti i Kosovës”.
I lindur më 17 shkurt 1986 në Drenas, përveç gjuhës shqipe, Bardhyli flet edhe gjuhën frënge dhe atë angleze”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit dërguar mediave.