Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka reaguar ashpër ndaj Qeverisë Kurti.
Ai ka kritikuar ashpër Qeverinë që po merr pjesë në fushatën zgjedhore në Shqipëri.
“Derisa po e shqyejnë gurmazin në fushata zgjedhore jashtë shtetit, Qeverisë për situatën shëndetësore në vend, asnjë fjalë nuk i shpëton nga goja”, shkruan Zemaj në Facebook.
Zemaj thotë se, ka apeluar të Qeveria që të lexojnë Manualin për mbrojtjen dhe përhapjen e virusit Covid19.
Kjo për shkak se sipas tij, nuk ka asnjë strategji për parandalimin e covid 19 në Kosovë.
Postimi i plotë:
Sot, si çdo ditë e qeverisjes së kësaj Qeverie, dhjetëra jetë të humbura nga Covid-19, numër i madh i të infektuarve, ndërsa qeveria me masa politike pa konsultim me profesionistët e fushës e pa asnjë strategji të uljes së numrit të të infektuarve.
Të ndikuar nga popullizmi i jashtëm e fushatat e Facebook-ut menaxhimi pa motiv e përkushtim me mbikëqyrje selektive, do ta rikthej vendin pas një viti të mundimshëm të menaxhimit të pandemisë, në krizë të ashpër shëndetësore.
Derisa po e shqyejnë gurmazin në fushata zgjedhore jashtë shtetit, Qeverisë për situatën shëndetësore në vend, asnjë fjalë nuk i shpëton nga goja.
Lexojeni e zbatojeni së paku Manualin për mbrojtjen dhe përhapjen e virusit Covid 19!