Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani nga Zyra Kombëtare e Auditimit, ka njoftuar se përfundimisht Zyra Kombëtare e Auditimit e Republikës së Kosovës është anëtare fuqiplotë e Organizatës Evropiane të Institucioneve Supreme të Auditimit.
"Faleminderit të gjitha shteteve anëtare që në Kongresin e XI-të që po mbahet sot në Pragë votuan me 2/3 e votave të nevojshme.
Ndjenjë e veçantë që nga ky moment të marrim pjesë aktive në punimet e Kongresit dhe të votojmë për anëtarët e rinj të Bordit Drejtues.", ka shkruar Osmani në Facebook.
Njoftimi i plotë:
Përfundimisht Zyra Kombëtare e Auditimit e Republikës së Kosovës është anëtare fuqiplotë e Organizatës Evropiane të Institucioneve Supreme të Auditimit.
Faleminderit të gjitha shteteve anëtare që në Kongresin e XI-të që po mbahet sot në Pragë votuan me 2/3 e votave të nevojshme.
Ndjenjë e veçantë që nga ky moment të marrim pjesë aktive në punimet e Kongresit dhe të votojmë për anëtarët e rinj të Bordit Drejtues.
U jam mirënjohës ekipit të ZKA-së që patën dijen dhe kurajon që të punojmë së bashku për këtë sukses.
Zyra Kombëtare e Auditimit si anëtare e EUROSAI-t synon të jap kontribut dhe të ndajë me kolegët njohuritë dhe përvojën e vet profesionale dhe të prezantojë Kosovën me dinjitet.