Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se kanë finalizuar propozimin e Ministrisë së Drejtësisë për emërimin e anëtarëve të Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës.
Ky propozim do t'i procedohet zyrës së kryeministrit.
Ajo ka theksuar se këtë çështje e kanë marrë me prioritet.
Postimi i plotë:
Sapo finalizuam propozimin e Ministrisë së Drejtësisë për emërimin e anëtarëve të Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës.
Ky propozim do t'i procedohet ZKM në mënyrë që të votohet në mbledhjen e radhës së Qeverisë dhe t'i procedohet Kuvendit për votim.
Këtë çështje e kemi konsideruar me prioritet duke marrë parasysh interesimin e shumë kandidatëve për t'ju nënshtruar Provimit të Jurisprudencës.
Ministria e Drejtësisë do të kujdeset që Provimi i Jurisprudencës të jetë i organizuar mirë e transparent dhe secili të jetë në nivelin e detyrës