Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka pritur në takim ambasadorin amerikan, Philip S. Kosnett.
Rizvanolli njoftoi Ambasadorin Kosnett me zhvillimet në Ministrinë e Ekonomisë dhe prioritetet kryesore, përfshirë adresimin e sfidave në sektorin e energjisë dhe përmirësimin e performancës dhe llogaridhënies të ndërmarrjeve publike.
Ndër të tjera në takim u diskutua për diversifikimin e burimeve energjetike, bashkëpunimin rajonal në sektorin e energjisë, dhe rishikimin e strategjisë së energjisë, ku SHBA-të kanë qenë dhe mbeten partner kyç i Kosovës.
Ndërsa nga ana e tij, Kosnett u shpreh se mirëpret bashkëpunimin ndërinstitucional të Qeverisë së Kosovës drejt zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe u zotua në mbështetjen e plotë të SHBA-ve në këtë drejtim.