Në tre muajt e parë të vitit 2021 në Klinikën e Gjinekologjisë në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë realizuar 1 mijë e 929 lindje.
Prej tyre 699 janë kryer me operacion.
904 foshnje janë femra, kurse 1 mijë e 69 foshnje të tjera janë të gjinisë mashkullore.
Në numrin e përgjithshëm janë regjistruar poashtu 31 lindje me binjakë, 5 me trinjakë dhe 1 me katërnjakë.