Sot në takim ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu priti ambasadorin e Hungarisë në Kosovë Jozsef Bencze.
Ambasadori Jozsef Bencze e uroi ministrin Aliu për detyrën e re dhe i dëshiroi sukses në punën e tij duke theksuar rëndësinë e veçantë që e ka kjo ministri për mjedisin dhe infrastrukturën.
Si çështje kryesore në takim u diskutua për projektet që kanë të bëjnë me sigurinë në trafikun rrugor!
Ministri Aliu e falënderoi për vizitën dhe urimin ambasadorin, si dhe shprehi bindjen e tij që bashkëpunimi mes dy vendeve në fushën e infrastrukturës do të shtohet në të ardhmen