Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka ka akuzuar Berat Buzhalën për pjesëmarrje në projektin për rrëzimin e Qeverisë Kurti I.
Përmes një postimi në Facebook, Manxhuka thotë se, pas rrëzimit të Qeverisë Kurti I, në pushtet erdh qeverisja ilegale Hoti.
Sipas tij, kjo qeverisje të cilën e ka mbështetur Berat Buzhela nuk ka arritur të sigurojë snjë vaksinë kundër Covidit, e për këtë Buzhala po e fajëson Qeverinë Kurti II.
“Berat Buzhala ka qenë pjesë e projektit për rrëzimin e Qeverisë Kurti I, madje në kohë pandemie. Pas saj ka ardhë qeverisja ilegale Hoti të cilën ai e ka mbështetur. Kjo qeverisje ilegale të cilën Buzhala e ka mbështetur nuk ka arritur ta sigurojë asnjë VAKSINË. Pra, 0 vaksina. Ndërkaq tash ky dëshiron gjithë këtë faj ta hedhi mbi Qeverinë Kurti II.
Kaq për sojin e tij”, shkruan ai.