Bekim Muja, babai i 15 vjeçarit A. Muja, i cili u vra në fshatin Gradicë të Drenasit, i cili po qëndronte që disa ditë i plagosur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka vdekur pasi nuk ka arritur t’i mbijetojë plumbave që kishte marrë natën e 6 prillit në pyll.
Burimt nga QKUK-ja kanë bërë të ditur se, Bekimi sot pas shumë përpjekje të mjekëve nuk arriti t’i mbijetojë plagëve që kishte marrë.
Lajmin e ka konfirmuar edhe miku i tij Burim Klinaku.
“Sap mora lajmin se paska vdekë Bekim Muja, ishalla Allahu e ka dërgu në lule të xhenetit, do të na mungojë”, ka shkruar ai në Facebook.
Rasti kishte ndodhur pasi Bekim Buja së bashku me djalin e tij A. Muja 15 vjeçar, kishin shuar në pyll për dru. Por, prerja e tyre ishte fatale, për A. Muja 15 vjeçar që mbeti i vdekur, ndërsa babai e tij kishte mbetur i plagosur.
Dyshohet se vrasja kishte ndodhur për një pronë, e cila ka shkaktuar konflikt paraprakisht në mes të dy familjeve Bardiqi e Muja nga Gradinca e Drenasit.