Ud. i detyrës së kryetarit të PDK-së ka folur më gjerësisht mbi rolin e Vlora Çitakut në PDK.
Hoxhaj ka thënë se ajo është e mirëseardhur dhe se të njëjtit janë në kontakt.
Ai ka folur edhe në lidhje me moskanidimin e saj në zgjedhje, duke shpjeguar se ajo ka qenë e angazhuar në SHBA.
“Vlora Citaku është shumë e mirëseardhur që ta riaktivizon rolin e saj në PDK. Vlora e ka vendin e vet, nuk ka patur vullnet që të garojë në zgjedhjet e fundit sepse ka qenë në SHBA dhe tani jemi në kontakt. Ne smund ta reformojmë PDK-në duke ikur nga vetvetja. Secili mund ta ketë vendin dhe rolin e tij në PDK” tha Hoxhaj.