Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu ka ironizuar me deklaratën e hoxhës, Shefqet Krasniqi se ‘gratë e kanë vendin në kuzhinë’.
Kryeziu ka publikuar një fotografi të tijën në Facebook.
Ai shihet duke bërë një sallatë të pemëve dhe më këtë ka thënë të pyetet, Mulla Shefqen nëse është për një të tillë nga burrat e kuzhinës.
Kujtojmë se deklarata e Krasniqit ka zgjuar debat të ashpër në shoqëri e duke dhënë argumente se çfarë roli kanë gratë në shtetndërtimin dhe zhvillimin e shoqërisë.