Ishin vitet e para të pasluftës kur në një atentat të organizuar mbetën të vdekur Bekim Kastrati gazeta i gazetës “Bota sot”, dhe Besim Dajaku, pjesëtar i sigurisë së Presidentit Rugova.
Në këtë atentat të përgatitur kundër Gani Gecit, ky i fundit merr plag të rënda, por shpëton.
Geci disa herë ka thënë se ky atentat ishte bërë përshkak të Komunikatës numër 59 të lshuar në kohë luftës kundër tij.
E gjatë ditës së sotme, Gani Geci ka publikuar një Komunikatë për Shtyp, sipas tij e dërguar nga Hashim Thaçi në emër të ish-anëtarëve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.
Këtu shprehet keqardhje përshkak se nuk janë distancuar dhe nuk kanë kërkuar falje më herët për Komunikatën numër 59.
Geci tregon se në vitin 2019, Hashim Thaçi i ksihte kërkuar ndjesë publike përmes televizionit publik.
Shkrimi i Gani Gecit:
Të dashur miq,
dua ta bëjë publike një Komunikatë për Shtyp dërguar nga Hashim Thaçi në emër të ish-anëtarëve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, të cilët ndiejnë keqardhje që nuk janë distancuar dhe nuk më kanë kërkuar falje më herët për Komunikatën nr.59.
Kjo komunikatë për shtyp është e shkruar me datën 27.12.2018 ndërsa me datën 11 shkurt 2019 Hashim Thaçi më ka kërkuar edhe ndjesë publike përmes Radio Televizionit të Kosovës-RTK.
Në ketë komunikatë për shtyp vetë anëtarët e pranojnë se për 20 vite kam qenë i lënduar moralisht, shpirtërisht unë dhe familja ime ndërsa unë kam qenë edhe fizikisht i plagosur.