Mantelbardhët e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Podujevë ditën e premte e kanë nisur me protest.
Të njëjtit kërkojnë lirimin e pulmologut Ibrahim Hoti, pasi që ai është arrestuar mbrëmë pas raportimit të mediace se kishte refuzuar të trajtoi një pacient duke përdorur edhe gjuhë të vrazhdë.
“Deri në lirimin e dr. Ibrahim Hoti. Nuk lëvizim nga kërkesa jonë”, shkruan njëri nga kolegët e Hotit në llogarinë e tij në Facebook.
Pulmologu Hoti refuzon t’i kryej shërbime mjekësore një të moshuari.
“O nesër o djalë i mirë, nesër. se nuk i punoj dy ndërrime Dreq nuk jam unë këtu Hajde dil jashtë… Hajde tash, hajde..”, ka thënë Hoti.