Agjencia e Mjedisit të Evropës ka publikuar sot vlerësimin parafinal për rrjedhën e të dhënave ne EIONET për vitin 2020. Krahasuar me vlerësimin paraprak, Kosova ka shënuar sërish progres në procesin e raportimit duke përmbushur 88% të obligimeve të planifikuara për raportim për këtë vit.
Në kuadër të vlerësimit për këtë periudhë, për 6 fusha relevant për raportimit, Kosova ka marrë pikët maksimale (4) për 5 prej tyre, përkatësisht për raportimin e të dhënave për cilësi të ajrit, për emisionet në ajër, për gazrat sere, për zonat e mbrojtura, dhe për cilësi të ujërave.
Kosova gjatë këtij viti të raportimit nuk ka arritur të marrë pikë, vetëm në fushën e raportimit online të të dhënave për cilësi të ajrit. Edhe pse AMMK ka filluar të realizojë raportimin online për cilësi të ajrit në muajin nëntor të vitit 2020, kërkesat e EEA/EIONET, vlerësojnë përmbushjen e raportimit vetëm atëherë kur ajo arrin së paku 70% të kohës të raportimit te te dhënave në kohë reale.
Viti 2020 shënon vitin me progresin më të madh në historinë e raportimeve në EIONET/EEA, që ka realizuar Kosova përmes AMMK, nga viti 2011 (57%), viti 2018 (60%), viti 2019 (67%).
Në kuadër të renditjes së vendeve sipas raportimit Kosova, ka lënë prapa shumicën e vendeve të Ballkanit dhe një pjesë të konsiderueshme të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.