Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar dy zëvendësministra.
Të cilëve u ka uruar suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre.
Zëvendësministrat e emëruar janë Mentor Arifaj, zëvendësministër i Ekonomisë dhe Blerim Gashani zëvendësministër i Punëve të Brendshme.
Deri më tani, me vendim të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, janë emëruar 21 zëvendësministra.