Një veturë zyrtare është parë sot teksa tejkalonte kolona të gjata në vijë të plotë, duke rrezikuar sigurinë e pjesëmarrësve në trafik.
Media ka siguruar fotografi ku shihet vetura zyrtare me regjistrin 01Z që del të jetë e Komunës, duke tejkaluar në vijë të plotë.
Kjo ngjarje ka ndodhur në fshatin Lebanë.
Kujtojmë se kjo shkelje shoferëve u kushton me dënim të rreptë, duke mospërjashtuar edhe konfiskimin e patent-shoferit.