Rrezarta Krasniqi, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se qeveria Kurti është bërë më e rrezikshme sesa virusi Covid-19.
Reagimi i deputetes ka ardhur pas hulumtimit që u publikua sot, ku tregohet se të enjten e 15 prillt, ministri Arben Vitia është dashur ta nënshkruajë kontratën me kompaninë amerikane për furnizim me vaksina.
Këtë nuk e ka bërë.
Për pasojë furnizimi me 500 mijë doza vaksinash Pfizer pritet të shtyhet deri në shtator.