Tre familjarë të vëllait të ish-presidentit Hashim Thaçit, Ganiut janë punësuar në Radio Televizionin e Kosovës (RTK). Raportohet se në RTK kanë punësuar djali, reja dhe vëllai i resë së Gani Thaçit.
Në lidhje me këto punësime, ka reaguar edhe kreu i Sindikatës së Punëtorëve të RTK-së, Fadil Hoxha i cili ka kërkuar reagim nga kryetari i Bordit të RTK-së lidhur me këto punësime që sipas Hoxhës janë të kundërligjshme.
Ai po ashtu ka ftuar edhe Prokurorinë e Kosovës që të merret me hetimet e punësimeve brenda RTK-së.
Postimi i plotë i Hoxhës: