Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherit edhe anëtar i Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, Shemsedin Dreshaj, kërkon më urgjencë që ministri Shëndetësisë, Arben Vitia, të raportojë në Kuvend lidhur me refuzimin për nënshkrim të kontratës me Pfizer.
“Si anëtar i Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, kërkoj me urgjencë që Ministri, Arben Vitia, të raportojë për raportimet e mediave se ai ka refuzuar të nënshkruajë kontratën me Pfizer.
Sigurimi i vakcinave nuk është lojë por përgjegjësi shtetërore”.
Kështu ka shkruar Dreshaj në rrjetin social Facebook.