Nënkryetarja e VV-së, Fatmire Mulhaxha Kollçaku, ka thënë se sigurimi i vaksinave është top prioriteti i Qeverisë Kurti, që nga dita e parë.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se secili veprim është i orientuar drejt këtij synimi, ndërsa të tjerat janë sajime të manipulatorëve të dëshpëruar, përcjell Bota sot.
Postimi i saj i plotë:
Top prioritet i Qeverisë Kurti nga dita e parë, është sigurimi i vaksinave.
Çdo veprim që ndërmerret është i orientuar drejt këtij synimi, si edhe drejt zbatimit të masave që garantojnë siguri të shëndetit publik.
Të tjerat janë sajime të manipulatorëve të dëshpëruar, që vuajnë pasojat e humbjes së pushtetit, pasoja këto që nuk do të kalojnë lehtë e as shpejt.