Edhe shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Arben Gashi ka reaguar pas nisjes së hetimeve ndja zyrtarëve të MSH-së për zbulimin e fshehtësisë zyrtare.
Por ai ka kërkuar nga Prokuroria e shtetit që do të duhej të hetonte ministrin për mosfurnizim të qëllimshëm të vendit me vaksina, mbështetur në email-at e publikuar nga portali.
Gjithsesi , sapo u konfirmua nga Prokuroria e Shtetit se kanë inicuar rast për “Zbulim të fshehtësisë zyrtare”, duke u mbështetur në konferencën e Ministrit të Shëndetësisë ku u demantua lajmi për sigurim të vaksinave.
"Duke qenë një lajm me rëndësi të posaçme, me qëllim informimin e publikut lidhur me çështje të një rëndësie jetike, media vetëm ka bërë punën e saj", tha Arben Gashi.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së shtoi se tash janë dy çështje që Prokuroria duhet të sqaroj për organet e drejtësisë dhe qytetarët:
A ka gënjyer Ministri i Shëndetësisë mbrëmë kur demantoi lajmin për sigurim të vaksinave - gjë që është dashtë të shoqërohet me padi për shpifje ndaj portalit në fjalë?.
Apo lajmi i portalit paska qenë në fakt i vërtetë dhe është cilësuar tashmë si zbulim i fshehtësisë zyrtare?