Drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha ka reaguar pas lajmit që ministri i Shëndetësisë Arben Vitia nuk e ka nënshkruar një kontratë për vaksina.
Përmes një postimi në Facebook, Shasha thotë se, zhvillimet rreth vaksinave mund kanë njërin nga këto dy shpjegime:
“1. Procesi negociator i udhëhequr nga stafi i Ministrisë së Shëndetësisë është duke penguar realizimin e interesave meskine brenda sektorit më të korruptuar në Kosovë i cili për vite ka monopolizuar dhe përfituar nga fatkeqësitë e qytetarëve.
Pra, edhe në kohë kur njerëzit janë duke vdekur strukturat para-politike brenda sektorit shëndetësisë janë duke shikuar se si të profitojnë nga vaksina. Për të realizuar këtë qëllim ata nuk zgjedhin mjetet”, shkruan ai.
“2. Ministri Vitia, dhe e gjithë Ministria e Shëndetësisë, janë duke konspiruar që të sigurojnë vdekjen e qytetarëve të Kosovës.
Secili le të zgjedh cilin shpjegim dëshiron të besoj”, shkruan Demush Shasha në Facebook.
Zhvillimet rreth vaksinave mund kane njerin nga keto dy shpjegime: 1. Procesi negociator i udhehequr nga stafi i...
Posted by Demush Shasha on Saturday, 17 April 2021