Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar ashpër ndaj Qeverisë Kurti.
Përmes një postimi në Facebook, lideri i LDK-së, ka treguar se brenda 1 muaji kanë vdekur 293 qytetarë.
Ai shkruan se, dështimi i vaksinave nuk guxon të zëvendësohet me sulm e kërcënim ndaj medieve.
Sipas tij, Qeveria Kurti ka obligim t’i gjejë vaksinat, duke shtuar se nuk po sheh punë të tyre.
Postimi i plotë:
Dështimi në sigurimin e vaksinave nuk guxon të zëvendësohet me sulm e kërcënim ndaj mediave. E vërteta është interesi i vetëm publik.
Mediat kanë për detyrë të nxjerrin këtë të vërtetë; pushteti - që i ka krejt - ka për obligim t’i gjejë vaksinat. Fjalë e arsyetime kemi pasur plot. Punë s’po shohim dot. Kërcënimi s’është punë; e as që bën punë. Dobët, dobët shumë.
1 muaj qeverisje.
293 kosovarë të vdekur.
0 vaksina.
Kjo është e vërteta. Në këtë të vërtetë të dhimbshme duhet të fokusohet energjia e pushtetit.