Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës , Besian Mustafa ka reaguar pas hetimit që ka filluar të bëjë Prokuroria për “zbulimin e konfidencialitetiet”, lidhur me publikimin e dokumentit në mes të Ministrisë së Shëndetësisë dhe kompanisë Pizer të vaksinave kundër Covidit.
Mustafa tha se ky është hapi i parë drejt shkeljes flagrante të lirisë së fjalës, të garantuar me Kushtetutë.
“Nuk e kanë të drejtën as shumica, as turma, as politika ta heshtin fjalën e lirë, veç pse s’ju pëlqen, veç pse i djersitë”, shkroi Mustafa në Facebook, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Fjala e lirë, edhe atëherë kur nuk na pëlqen, e sidomos kur nuk na pëlqen, është themeli i lirisë dhe demokracisë. Nuk e kanë të drejtën as shumica, as turma, as politika ta heshtin fjalën e lirë, veç pse s’ju pëlqen, veç pse i djersitë. Marrja në pyetje e gazetarëve të Insajderit sot është hapi i parë drejt shkeljes flagrante të lirisë së fjalës, të garantuar me Kushtetutë!
“Nëse hiqet liria e fjalës, atëherë memecë dhe të heshtur mund të na çojnë, si dele në thertore.”
George Washington