Pas intervistimit nga Policia të drejtorit të Insajderit, Parill Olluri, në lidhje me publikimin e kontratës mes MSH-së dhe kompanisë Pfizer, ka reaguar edhe njohësi i çështjeve politike, Petri Zogaj,
Zogaj thotë se mbrëmë u kërkua që Prokuroria të aktivizohet kundër Insajderi, më vonë as këtë kërkesë s’do ta bëjnë, prokuroria do te ndjeke njerëz ende pa e hapur gojën qeveria.
“Kur dështon, kur e kupton që do të dështosh, të duhet me kriju armiq, kesaj radhe eshte Insajderi, pastaj, vijne tjeret dhe në fund të vetet’ shkruan Zogaj në Facebook.
Reagimi i plotë:
Mbrëmë kërkuan që prokoruria të aktivizohet kundër Insajderit, më vonë as këtë kërkesë s’do ta bëjnë, prokuroria do të ndjeke njerëz ende pa e hapur gojën qeveria.
Kur dështon, kur e kupton që do të dështosh, të duhet me kriju armiq, kësaj radhe është Insajderi, pastaj, vijnë tjerët dhe në fund të vetët.
Çfarë kronike e paralajmëruar.