Edhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka reaguar në lidhje me përfshirjen e Prokurorisë së Shtetit, në publikimin e dokumentit të Ministrisë së Shëndetësisë në lidhje me vaksinat.
Selmanaj këtë e cilësoi si mendësi totalitare dhe bëri thirrje që të këputen rrënjët e kësaj mendësie.
“Patriotë shqiptarë, qofshi prokurorë apo gjyqtarë, policë apo agjentë të AKI-së, politikanë apo funksionarë publik, gazetarë apo aktivistë të shoqërisë civile, mblidhni forcat dhe REFUZONI këtë mendësi”, shkroi Selmanaj në Facebook, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Ju kemi thënë me kohë!.
Mendësia totalitare nuk din ndryshe. Fillimisht ju lëshohen në qafe mediave dhe zërave kritikë, pastaj i kapin organet e ndjekjes dhe organet e drejtësisë dhe në fund ballafaqohen me një shoqëri pa imunitet dhe pa forcë reaguese.
Prandaj sa nuk është vonë, këtë mendësi duhet ndal dhe duhet këput rrënjët që në nismën e saj.
Ky vend dhe kjo shoqëri mendësinë totalitare e ka arkivuar si periudhën më të errët të historisë!
Patriotë shqiptarë, qofshi prokurorë apo gjyqtarë, policë apo agjentë të AKI-së, politikanë apo funksionarë publik, gazetarë apo aktivistë të shoqërisë civile, mblidhni forcat dhe REFUZONI këtë mendësi.
Kosova është vendi ynë i shtrenjtë!