Deputetja e VV-së, Arbëreshë Kryeziu Hyseni ka reaguar në lidhje me kritikat ndaj Qeverisë Kurti duke thënë se janë të pritshme sepse Qeveria Kurti i ka prekur në pikë neurologjike.
Sipas saj, 14 shkurti është pikëprerje e qartë mes krimit, korrupsionit, shantazhit në njërën anë dhe në anën tjetër drejtësisë e interesit të përgjithshëm.
Postimi në Facebook:
14 shkurti është pikëprerje e qartë mes krimit, korrupsionit, shantazhit në njërën anë dhe në anën tjetër drejtësisë e interesit të përgjithshëm.
Shumë njerëz kanë fituar e përfituar teksa shumica ka vuajtur. Shumë njeriu është blerë e shumë njeriu nën petkun e neutralitetit ka qenë megafon i regjimit të vjetër.
Qeveria Kurti i ka prekur në pikë neuralgjike. Tash këto reagime janë të pritshme. Por, drejtësia dhe e vërteta do të triumfojnë!