Kryetari i Skënderajt, Bekim Jashari, ka kujtuar të rënët në masakrën e Poklekut dhe Çikatovës.
Këto masakra janë dëshmi e gjenocidit që shteti serb ka bërë mbi popullin tonë.
Jashari thekson se padia ndaj shtetit serb është më e pakta që duhet bërë për t’ia kthyer borxhin të rënëve për liri.
“Padia ndaj shtetit serb është më e pakta që duhet bëra sa më shpejtë për t’ia kthyer borxhin që ia kemi atyre që nuk kursyen as jetën për Lirinë tonë” shkruan Jashari në Facebook.
Postimi i plotë:
Sot, 22 vite pas, kujtojmë e nderojmë të rënët në masakrën e Çikatovës e Poklekut, të cilët u ekzekutuan nga kriminelët serb.
Këto dy masakra si edhe shumë masakra tjera janë dëshmi e gjenocidit që bëri shteti serb mbi popullin tonë, mbi fëmijët, gratë e të moshuarit.
Në anën tjetët janë dëshmi që duhet përdorë për të faktuar e argumentuar krimet që shteti serb bëri në Kosovë.
Padia ndaj shtetit serb është më e pakta që duhet bëra sa më shpejtë për t’ia kthyer borxhin që ia kemi atyre që nuk kursyen as jetën për Lirinë tonë.
Lavdi dëshmorëve e martirëve të Lirisë!