Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Ganimete Musliu, e ka quajtur “ministër vdekja” ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia.
Musliu ka akuzuar ministrin Vitia se po i lë qëllimisht qytetarët e Kosovës pa vaksina anti-Covid, përcjell Bota sot.
Ajo ka kërkuar dorëheqjen e Vitisë.
Reagimi i saj në Facebook:
Ministër vdekja
A e ke të qartë që lënia qëllimisht e njerëzve pa vaksinim është krim kundër njerëzimit?
Dorëheqja është më e pakta që duhet të bësh!