Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka thënë se ndërhyrja e qeverisë në polici e media është hapi i parë i diktaturës në Kosovë.
Me anë të një postimi në Facebook, veprimet e tilla të pushtetit, Haxhiu i ka cilësuar të njëjta me të një shteti policor.
Ai ka thënë se blerja e vaksinave nuk është sekret shtetëror, por është obligim ligjor.
Postimi i plotë i Haxhiut:
Jo shtet policor!
Stop diktaturës!
Blerja e vaksinave, barnave e paisjeve mjekësore nuk është sekret shtetëror, por është obligim ligjor që procesi i blerjes të bëhet publik dhe transparent sipas ligjit për shëndetësi, ligjit për pandeminë dhe Kushtetutën e Kosovës.
Fajtor për mos sigurim të vaksinave anti-COVID-19 nuk janë mediat, por Qeveria e Kosovës.
Nderhyrja e Qeverisë Kurti me polici në media është hapi i parë i diktaturës në Kosovë.