Avokati Tomë Gashi, ka folur për intervistimin e gazetarëve të Insajderit, për shkak që publikuan “dokumente konfidenciale” në lidhje me sigurimin e vaksinave anti-Covid.
Gashi në një postim në Facebook, ka thënë se kur keqpërdoret liria e shprehjes, ai është krim medial, përcjell Bota sot.
Ai ka lënë të kuptohet se partive opozitare po iu dhemb humbja në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Reagimi i Gashit:
Humbja ka dhimbje!
Për lajme të rrejshme/ fake news Twitter dhe Facebook Presidentit Trump ia mbyllën llogaritë.
Liria e shprehjes kur keqpërdoret, nuk është më liri e shprehjes, por është krim medial.
Te ne quhet shpërndarje e lajmeve të pavërteta!