Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka kritikuar presidenten Vjosa Osmanin për heshtje ndaj zhvillimeve të fundit të prokurorisë, në rastin e vaksinave.
Musliu përmes një postimi në rrjetin social Facebook, iu drejtua presidentes Osmani me një pyetje publike.
“Vjosa Osmani, a je presidente edhe e gazetarëve dhe medias??? Dje u cenua rënd liria e medieve në Kosovë, ti heshte Presidente”, deklaroi Musliu, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Vjosa Osmani, a je presidente edhe e gazetarëve dhe medias??? Dje u cenua rënd liria e medieve në Kosovë, Ti heshte Presidente.