Partia Demokratike e Kosovës ka deklaruar se do të përdorë të gjitha mjetet demokratike, përfshirë edhe protestat, për të kundërshtuar Qeverinë Kurti. Këtë e ka bërë të ditur, zyrtari i saj, Betim Gjoshi.
Me këtë paralajmërim të PDK-së për protesta , ka ironizuar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci.
“Motoja e protestës “Në mbrojtje të hajnisë””, shkroi Bajqinovci në Facebook, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
PDK-ja po kërkon protesta kundër projektligjit për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.
Motoja e protestës “Në mbrojtje të hajnisë”