Njohësi i çështjeve politike, Xhevdet Pozhari përmes një shkrimi në postim ka treguar që ka pranuar një kërcënim.
Pozhari ka publikuar një mesazh teksa shihet që e kanë kërcënuar përmes rrjetit social Facebok, përcjell “Bota sot”.
Në mesazhin e pranuar shihen fjalët, teksa dikush i drejtohet për deklaratat e fundit dhe i thënë që “mos bën ciu ciu kur të vjen ora”.
Ndërsa Pozhari iu përgjigjet që mos ta lënë vetëm me fjalë.
Postimi i plotë
Bujrum, trim! Ti dhe krejt që më keni kërcënuar deri tash. Pash një Allah mos e leni veç me fjalë.