Sot në aeroportin e Kukësit u ul avioni i parë.
Mes emocioneve, Edi Rama u shpreh se sot i mungon Hashim Thaçi prej disa muajsh ndodhet në Hagë në përballjen me drejtësinë.
E, lidhur me këtë ka reaguar Arianit Beqiri, asistent i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Beqiri shkruan në profilin e tij në Facebook, se pse Ramës i pengon Kurti, e gjeni në fjalimin e kryeministrit të Shqiperisë në në përurimin e aeroportit.
Ja shkrimi i Beqirit:
![Image](/media/botasot.info/images/2021/April/18/auto_keshilltari-arianit-Bytyqi1618763629.jpg)
Pse i pengon Ramës dhe vartësve të tij lobimi i Albin Kurtit për Boikenin, Iliazin e Kreshnikun?
- Përgjigja është në fjalët e Edi Ramës i cili sot gjatë fjalës së tij në përurimin e aeroportit të Kukësit tha:
"Më mungon shumë sot, një prej shqiptarëve më të mëdhenj, jam i bindur se historia të tillë do ta konsiderojë, Hashim Thaçi. Dhe prej këtu nuk e di a më ndjek, a do të mund të më ndjekë, por do të dëshiroja t’i çoja një përqafim..."
Pse i pengon Ramës dhe vartësëve të tij lobimi i Albin Kurtit për Boikenin, Iliazin e Kreshnikun? - Përgjigja është në...
Posted by Arianit Beqiri on E diel, 18 April 2021