Ish këshilltari i ish kryeministrit, Avdullah Hoti, Visar Berisha, përmes një postimi në Facebook ka drejtuar kritika për Qeverinë Kurti, pasi kjo e fundit ndryshoi masat, përcjell “Bota sot”.
Berisha shkruan se asnjë vend evropian nuk i ndryshon masat restriktive çdo dy javë.
Sipas tij, qeveria aktuale pasi që është ende në fazën e negocimit vaksina nuk mund të vijnë deri në shtator.
Ja shkrim i tij:
![Image](/media/botasot.info/images/2021/April/18/auto_auto_aaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa16087212201618775888.jpg)
- Asnjë vend evropian nuk i ndryshon masat restriktive çdo dy javë. Aq me tepër kur nuk ke kapacitete reale matëse të efikasitetit të atyre masave;
- Nëse Qeveria është ende në fazën e negocimit me kompanitë vaksineprodhuese atëherë, në rastin më të mirë ato vaksina mund të vijnë diku kah shtatori;
- Nëse deri sot kemi të vaksinuar rreth 16,000 qytetarë, kjo tregon për një ritëm tejet të ngadaltë dhe jo shpresëdhënës (zinxhir vaksinues i brishtë dhe sensibilizim i ulet);
- Në këto rrethana, qytetarët duhet të jenë të përgatitur se vaksinimi (numri i vaksinave dhe dinamika e furnizimit) do të varet kryesisht nga BE, respektivisht COVAX. Që nënkupton se tek viti 2022 do të përmbyllë rreth 80% të synimeve të Kosovës për vaksinim (rreth 800.000 persona).