Kryetari i rinisë së AAK-së në Suharekë, Shqipron Bytyqi ka reaguar ashpër rreth zhvillimeve të fundit për vaksinat dhe presionin ndaj mediave nga qeveria Kurti lidhur me raportimet për dështimin e kontratës me kompaninë Pfizer.
Përmes një postimi në Facebook, Bytyqi ka thënë se zakonisht pushtetet autokratike fillojnë duke tentuar mbylljen dhe shantazhimin e mediave.
Postimi i plotë:
“Një politikan që ankohet nga shtypi është si një marinar që ankohet se e zë deti” Sharl de Gol
Zakonisht pushtetet autokratike fillojnë kështu, duke tentuar mbylljen dhe shantazhimin e mediave, pasi që kjo mënyrë është më e mira për ta kapur pastaj shtetin pa u vërejtur shumë, ashtu që e zeza të mund të shitet për të bardhë!