Numri i vdekjeve dhe rasteve të reja nga Covid-19 në Kosovë vazhdon të jetë shqetësues. Krahasuar me javën e kaluar, këtë javë pati ulje të rasteve të reja, por rritje të viktimave.
Sipas raporteve të IKSHPK-së, që nga e hëna (12 prill) deri më sot (18 prill), u shënuan 3521 raste me koronavirus.
Ndërsa, brenda kësaj periudhe kohore 84 persona humbën betejën me këtë virus.
Dita që pati më së shumti raste pozitive ishte e mërkurja (14 prill), me 701 të infektuar, ndërsa 15 prilli shënon ditën me më së shumti viktima për këtë javë. Në atë ditë 17 persona vdiqën nga Covid-19.
Gjatë javës së kaluar (5-11 prill) u raportuan 73 të vdekur si pasojë e infektimit me koronavirus, ndërsa u shënuan 4341 raste të reja.
Që nga shfaqja e pandemisë në vend, e deri më tani, numri total i viktimave ka shkuar në 2072.
Numri i rasteve pozitive është 101.517, numri i të shëruarve ka arritur në 87.012 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.433.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës sot ka miratuar ka marrë vendim për miratimin e masave të përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19.