Gjatë ditës së djeshme në Kukës është përururar aeroporti nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Aty ateroi për herë të parë një aeroplan i i kompanisë Air Albania, që u tha se kishte ardhur nga Londra.
Por këtë po e kundërshton kryetari i Partisë Republikane të Kosovës, Faton Kurti.
Ai thotë se aeroplani kishte ardhur nga Tirana dhe jo nga Londra.
Sipas tij, aeroporti i Kukësit sipas rregullave ndërkombëtare të IATA nuk është ligjor dhe as zyrtar.
“Nëse Aeroporti i Kukësit është Ndërkombëtar si është e mundur që të mos ketë kodin e Aeroportit IATA, për shembull kodi i Aeroportit ndërkombtar të Tiranës "Nënë Tereza" është TIA. Kukësi, nuk ekziston në kodet e listave IATA!”, shkruan Kurti në facebook, përcjell gazeta “Bota sot”.
Reagimi i plotë:
Mashtrimi i radhës i Edi Ramës me Aeroportin e Kukësit!
Aeroplani i parë i cili zbriti në Aeroportin e Kukësit nuk erdhi nga Londra siç pretendon qeveria Rama, por erdhi nga Tirana!
Prova: Aeroporti i Kukësit, sipas rregullave Ndërkombetare të IATA-deri më sot nuk është ligjor dhe as zyrtar!
Nëse Aeroporti i Kukësit është Ndërkombëtar si është e mundur që të mos ketë kodin e Aeroportit IATA, për shembull kodi i Aeroportit ndërkombtar të Tiranës "Nënë Tereza" është TIA.
Kukësi, nuk ekziston në kodet e listave IATA!
Edvin Rama prap gënjen me qëllimin e vetëm; ti manipulojë Shqiptarët një javë para zgjedhjeve.