Ka ndërruar jetë Avdyl Sadriu, veprimtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
Lajmin e ka bërë me dije ish-deputeti i LDK-së, Adem Salihaj, raporton “Bota sot”.
Ja njoftimi:
Më pikëlloi pamasë lajmi për shkuarjen në amshim të Avdyl Sadriut, një miku të çmueshëm dhe bashkëveprimtari për disa dekada, që nga themelimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës e deri në ditët e fundit të jetës së tij.
Avdyl Sadriu ishte veprimtar i LDK-së dhe i çështjes kombëtare, një njeri i drejtë dhe i përkushtuar, veprimtar i palodhshëm i cili, edhe në rrethanat më të rënda të pushtimit, nuk u ndal së vepruari asnjëherë deri në ditët e fundit të jetës.
Ky përkushtim dhe kjo këmbëngulje e tij për realizimin e vizionit rugovian të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës ishte i përhershëm dhe gjithmonë ngjalli te të gjithë respekt për personalitetin e tij. Ishte i gjithanshëm, krijoi edhe vepra letrare dhe muzikore, përmes së cilave shprehu shpritin dhe ndjenjat e tija atdhedashëse.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve miqëve dhe bashkëveprimtarëve!
Do ta përkujtojmë gjithmonë me respektin më të madh!
Pushoftë i qetë në tokën e Kosovës!
